Korça- Biznesi denoncon rritjen e taksave vendore. Nga Korça, kreu i Shoqatës së biznesit të mesëm dhe të vogël për Shqipërinë, Albert Naso, ka bërë të ditur se disa Bashki dhe Komuna në vend kanë rritur ndjeshëm taksat , duke i çuar bizneset drejt falimentimit.
Për Nason kritike mbetet edhe niveli i infromalitetit dhe qeveria sëbashku me institucionet që kanë në varësi janë të paafta për ta luftuar.
Vetëm përgjatë vitit 2013 janë mbyllur mbi 22 mije biznese në të gjithë Shqipërinë,ndërsa viti 2014 për këto biznese pritet të jetë edhe më fatal.