A1 Report - Grasso: Këtu klime e mire per investim, Rama:Gjeni Ameriken

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Është çelur në Tiranë edicioni i parë i Javës Italiane. Në aktivitetet e organizuara në kuadër të kësaj jave, vihet theksi mbi mundësitë dhe potencialet e investimit të kompanive italiane në Shqipëri në disa sektorë prioritarë. Në aktivitetin e hapjes së Javës Italiane në Hotel "Tirana", Presidenti i Senatit të republikës së Italisë, Pietro Grasso, i cili ndodhet në një vizitë 2-ditore në Tiranë, vuri theksin në rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe forcimin e hetimit financiar.

"Jam i lumtur që ndodhem këtu në Shqipëri, edhe në kuadër të Javës Italiane në Tiranë. Dua të them se Italia është një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë. Por vlen të theksohet se duhet të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorët strategjikë. Sipërmarrësit italianë janë të pranishëm në shumë sektorë në Shqipëri, por ka ende vend për investime. Në Shqipëri ka një klimë të favorshme për investime. Por e rëndësishme është që Shqipëria të vijojë më realizmin e reformave dhe me luftën ndaj korrupsion. Korrupsioni është pengesë për zhvillimin e vendit, ndaj duhet të forcohen hapat në këtë drejtim. Gjithashtu duhet të forcohet hetimit financiar, duke rritur kështu edhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investime në Shqipëri. Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian, dhe vlerësojmë arritjet e bëra deri më tani", tha Grasso.

Në fjalën e tij të hapjes së aktiviteteve, ambasadori i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani, shprehu dëshirën që ky event të zhvillohet çdo vit duke ndërthurur sektorë të ndryshëm.

"Ky event nuk është zhvilluar ndonjëherë më parë në Shqipëri, duam ta zhvillojmë çdo vit duke ndërthurur sektorë të ndryshëm. Prania e sipërmarrësve italianë në Shqipëri është e madhe, ndërkohë që klima e investimeve në Shqipëri, krijon mundësi të reja. Në kuadër të kësaj jave në Shqipëri do të vijnë sipërmarrës italiane që shfaqin interes për të investuar në sektorë të ndryshëm. Shpresojmë që edhe në vitet e ardhshme këto aktivitet të kenë shtrirje më të gjerë", tha ambasadori Gaiani.

Në prani të ambasadorit të Italisë në vendin tonë, gazetari Carlo Bollino do të prezantojë në kuadër të kësaj jave dy librat e Pietro Grasso, "Për të mos vdekur nga mafia" dhe "Leksione për mafien". Të dy librat janë publikuar nga shtëpia botuese "Sperling & Kupfer", ndërsa vlen të theksohet se të dy veprat dëshmojnë "dyzetetre vitet e jetës profesionale kushtuar luftës kundër mafias, në mbrojtje të ligjshmërisë, në mbrojtje të të drejtave themelore të shtetasve".

Në ditën e dytë të vizitës së tij, më 6 maj, kreu i Senatit italian do të mbajë pranë Universitetit të Tiranës, në orën 10:30 tek salla "Liria në Qytetin Studenti, një leksion me temë "Italia dhe Shqipëria së bashku për Evropën e së ardhmes".

Në një ceremoni të veçantë pranë këtij fakulteti pritet t'i jepet dhe titulli "Honoris Causa".

Share This Video


Download

  
Report form