Gjiknuri: Liberalizim tregut të energjisë, fonde nga BB

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Giknuri, u ka prezantuar investitorëve italianë planet e qeverisë shqiptare për liberalizimin dhe mbështetjen e tregut të energjisë. Gjiknuri tha se krijimi i tregut privat do ti japë hov të ri zhvillimit të sektorit, ndërsa paralajmëroi se Shqipëria do të marrë së shpejti fonde nga Banka Botërore për investimet energjitike.

"Në situata të caktuara ka pasur kriza financiare. Por kjo nuk mund ta lëkund perspektivën në sektorin e Energjisë. Shumë sipërmarrës italian kanë rrezikuar duke investuar në Shqipëri, por ne po punojmë intensivisht, dhe me dialog. Shpresojmë që vitin tjetër, mbi 30 për qind e tregut të jetë i liberalizuar. Shumë nga investimet tuaja, do të gjejnë mundësi për shitjen e energjisë. Kjo është një sipërmarrje e vështirë, por kemi gjetur mbështetjen e ndërkombëtarëve.Shumë shpejt do nënshkruhet një marrëveshje me Bankën Botërore, një mbështetje financiare për sipërmarrje të fuqishme në sektorin e energjisë. Qeveria shumë shpejt do nxjerr në garë dhe kaskadën e lumit Vjosa. Ndaj kam parë që sipërmarrësit italian kanë shprehur interes" tha Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri theksoi se linja e interkonjeksionit me Kosovën do të mbyllet brenda dy viteve, ndërsa vitin tjetër do të nisë diskutimi për një linjë edhe me Maqedoninë.

"Vitin tjetër do nisim fillimin e marrëveshjes për linjë interkonjeksioni me Maqedoninë. Arritja jonë, do ishte që Shqipëria të lidhej me BE në një linjë të vetme energjetike. Ne kemi prespektiva dhe në fushën e hidrës. Nuk dua të lë pa përmendur dhe fushat e tjera enegjitike, siç është ajo e hidrokarbureve. E një rëndësie të veçantë është dhe fusha e gazit, siç është TAP, një projekt mjaft me të ardhme për Shqipëri"- shtoi Ministri.

Share This Video


Download

  
Report form