A1 Report - Gjiknuri-italianeve: Liberalizim tregut te energjise, investoni tek ne

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Tregu energjetik në vend po shkon drejt liberalizimit të plotë, por reformat në këtë sektor mbeten të vështira. Ky ka qenë përkufizimi i ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në fjalën e mbajtur në punimet e Sesionit të Javës italiane në vendin tonë.

Duke i bërë thirrje sipërmarrësve italianë të investojnë në Shqipëri, Gjinkuri tha se, shumë shpejt vendi do të marrë fonde nga Banka Botërore për investimeve në energjetikë.

"Në situata të caktuara ka pasur kriza financiare. Por kjo nuk mund ta lëkund perspektivën në sektorin e Energjisë. Shumë sipërmarrës italian kanë rrezikuar duke investuar në Shqipëri, por ne po punojmë intensivisht, dhe me dialog. Shpresojmë që vitin tjetër, mbi 30 për qind e tregut të jetë i liberalizuar. Shumë nga investimet tuaja, do të gjejnë mundësi për shitjen e energjisë. Kjo është një sipërmarrje e vështirë, por kemi gjetur mbështetjen e ndërkombëtarëve." ka bërë me dije gjatë fjalës së tij Gjinkuri.

Më herët, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ftoi kompanitë italiane të investojnë në vendin tonë, duke iu ofruar të gjithë mbështetjen e duhur.

"170 kompanitë që janë sot këtu uroj të kthehen me bindjen se Shqipëria është vendi i duhur për të bërë biznes. Qeveria do të jetë partnere e dedikuar për të ndihmuar dhe në Shqipëri gjeni veten të trajtuar si në shtëpitë tuaja." tha ministri Ahmetaj.

Më konkret ka qenë Ambasadori italian në Shqipëri, Masimo Gaiani, i cili ka përmendur kontributet e dhëna nga Italia në këto 22 vite.

"Gjatë këtyre 20 viteve në zhvillimin e Shqipërisë dhe në shumë sektorë të bashkëpunimit janë kryer financime të rëndësishme si në infrastrukturë, komunikim apo edhe për shpërndarjen e energjisë duke favorizuar lidhjen e Shqipërisë me vendet kuftare. Edhe Kooperacioni Italian në Shqipëri ka luajtur një rol thelbësor. 650 milionë euro dhe nismat që janë duke u realizuar prej 300 milionë eurosh të tjerë, e bëjnë Italinë donatorin e parë në marrëdhëniet dypalëshe",- theksoi Gaiani.

Në edicionin 'Java Italiane', marin pjesë rreth 170 kompani italiane, ndër të cilat 140 vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form