BDI-ja përkulet para VMRO-së, heq dorë nga kryetari i Kuvendit

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

VMRO DPMNE dhe BDI arritën marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Mjaftoi një komunikatë e përbashkët e këtyre dy subjekteve politike që të konfirmojnë marrëveshjen, e cila nuk parasheh rregullimin e çështjes së gjuhës shqipe, lë BDI-në pa postin e kryetarit të Kuvendit dhe askund nuk përmenden ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit konsensual që BDI me ngulm i kërkonte në fushatë. Në komunikatën e përbashkët thuhet se Qeveria e re do të fokusohet vetëm në procesin eurointegrues dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

"Partitë, konform përcaktimeve programore dhe premtimeve të veta elektorale, vendosën që përparësi kryesore të veprimit të ardhshëm qeverisës, në periudhën që pason, të jenë integrimet euroatlantike si dhe zhvillimi ekonomik i vendit i shprehur përmes reformave dhe projekteve për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, vendeve të reja të punës dhe investimeve", theksohet në komunikatën e përbashkët të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

Dy subjektet kanë rënë dakord që të formojnë një grup të përbashkët pune i cili dotë ketë për detyrë të vlerësojë dhe mbështesë punën e qeverisë dhe ministrive të përfshira në procesin euroatlantik dhe zhvillimin ekonomik.

"Deri në samitin e NATO-s dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, përfaqësuesit e këtij grupi të punës rregullisht do ti informojnë partitë për rezultatet e arritura dhe hapat e bërë, për masat dhe reformat e realizuara, në bazë të së cilës do të vendosen hapat e mëtejmë dhe veprimet e partive të cilat formojnë qeverinë", qëndron ndër të tjera në komunikatën e përbashkët të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

Edhe pse BDI nuk arriti të merr postin e kryetarit të Kuvendit, bisedimet tani do të fokusohen në ndarjen e ministrive. Bisedimet për këtë çështje duhet të mbarojnë kah mesi i qershorit. Tani mbetet të shihet nëse BDI do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Ivanov, të hënën në parlament. Një ditë më parë nga VMRO DPMNE theksuan se kontestimi i legjitimitetit të Ivanovit është problem vetëm i atij që e konteston, sidomos i atij që ndoshta do të duhet të bashkëpunojë me Ivanovin, madje se do të ishte jo logjike çfarë do bashkëpunimi mes kryetarit të shtetit dhe atyre që nuk e pranojnë. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form