Ata që frekuentuan plazhin e Divjakës në një ditë të bukur me diell si kjo e sotmja, kishin dhe një arsye më shumë: Mund të bënin foto pranë avionit "Piper Lance II" me të cilin sipas ministrit të Brendshëm do të trafikohej një ngarkesë e madhe droge drejt Italisë, por kjo u parandalua.
Në fakt nuk ndodh shpesh që të shikosh avionë të tillë të ulen në plazh, e aq më tepër një avion me të cilën do të kryhej një trafik droge.
Prandaj kush ishte atje, shfrytëyoi rastin të bënte dhe një foto kujtim me avionin tashmë të famshëm për historinë që fsheh pas.