A1 Report - Taktika e Bashes për te larguar te larguar te vjetrit nga PD-ja

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Partia Demokratike po krijon një lëvizje të re brenda asaj duke shfrytëzuar procesin reformues. Në bazë të udhëzimit të ri të Partisë Demokratike, të deleguarit e PD-së për njësitë vendore të partisë në Tiranë po organizojnë takime me anëtarësinë e tyre për të paraqitur pikëpamjet e reja për drejtimin e PD-së. Burme nga selia blu bënë me dije se ditën e djeshme në selinë qendrore të Tiranë është organizuar një takim më militantët e PD-së të njësisë bashkiake numër 2 në Tiranë, ku koordinator është Gjok Vuksani. Në këtë takim është paraqitur pikëpamja e re për të drejtuar partinë si edhe qëndrimi për krijimin e një lëvizje të re brenda PD-së për të larguar të vjetrit e PD-së.

Taktika
Takika e ndjekur nga Basha është që të largoj sa më shumë të vjetrit e partisë pasi ata ende gëzojnë një mbështetje shumë të madhe në anëtarësinë e demokratëve. Për ta bërë këtë, i duhet një manovër për të mos nxitur konflikt ndërmjet senatorëve të PD-së dhe të rinjve. Për ta bërë këtë ai ka risjellë në parti ish-deputet të cilët do të drejtojnë të gjithë procesin reformues në PD-së si edhe për të ndërtuar një lëvizje të re, çka do të thotë se deputetët më të vjetër të PD-së po anashkalohen me taktik nga drejtimi i partisë. Kjo pasi pas një muaj pritet që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në PD për të zgjedhur kryetarët e seksioneve, grupseksioneve si edhe degëve të partisë, të cilët më pas do të zgjedhin edhe Kuvendin Kombëtar.

Duke anashkaluar të vjetrit, Basha do të krijoj një Kuvend me mbështetësit e tij të flak dhe për rrjedhojë ka mundësi që të zgjedh të gjitha struktura te tjera drejtuese në PD, dhe i largon një herë e mirë të gjithë zërat kundër që janë brenda grupit të deputetëve. Krahas kësaj, një taktik tjetër që të ndjek Basha është se po afron në PD figura të cilat janë larguar nga të fortit e partisë si Topalli, Bode etj. Duke risjell ish-deputet të cilët kanë qenë "viktimë" e këtyre të fortëve, Basha njëkohësisht rrit edhe më shumë konkurrencën ndërmjet senatorëve dhe të rinjve në mënyrë që ti largoj ata pa bërë shumë zhurmë në publik.

Reformimi
Disa muaj më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lançoi nisëm për të krijuar sërish Komitetit e Orientimit të Politikave në PD (KOP). Pavarësisht se kjo gjë u duk sikur u harrua nga ana e kryetarit, ai ka ngritur tani më grupin e punës për të përgatitur lëvizjet e reja në parti si edhe më të reformuar tërësisht partinë nga të vjetrit. Kësisoj, pavarësisht se KOP-i nuk është ngritur ende, ai ka filluar që të jap orientimet e tij në mënyrën se si do të organizohet partia. Konkretisht çdo koordinator i PD-së në kryeqytet zhvillon takime me militantët e zonës që ai drejton në selinë qendrore të partisë duke paraqitur pikëpamjet e reja reformuese të PD-s, çka do të thotë se këta koordinator në një të ardhme të afërt mund të bëhen edhe anëtarët e rinj të KOP-it.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS