A1 Report - Avioni me drogë, Bollino: Politika te bashkohet ndaj krimit, jo e kunderta

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË -- Politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar në luftën kundër krimit dhe jo e ndarë. Këtë e ka shprehur gazetari Carlo Bollino, i ftuari i mbrëmjes i Ilir Babaramos në studion e emisionit "5 Pyetje nga Babaramo", duke folur lidhur me një nga çështjet më të zjarrta të ditëve të fundit, avionin e rrëzuar në Divjakë të dyshuar për trafik droge.

Që në fillim Bollino ka dhënë mendimin e tij prej profesionisti , si dhe ka ngritur një pikëpyetje dhe ka shprehur habinë e tij sesi është e mundur që një avion që trafikon drogë, e kryen misionin e tij në një vend plot me plazhist.
"Një element i çuditshëm është se përballë vendit ku është ulur avioni kishte edhe kabina, lokale, kishte dhe një stacion policie në Divjakë, fuknsional," - tha ai. -- "Pra, trafikanti ka përzgjedhur për trafik vendin më të dukshëm pas Spillesë apo Qerretit, ç'ka tregon një farë naiviteti të tij.

Unë kam pasur kontakte me kolegë italianë rreth pilotit Giorgio Riformato, që është një mashtrues i paparë; ai ka krijuar dy kompani fantazmë fluturimi, një në emrin e vet dhe tjetrin në të gruas, me të cilën është ndarë; po ashtu, ky njeri ka dy mosha: në Itali është 56 vjeç, ndërsa në Shqipëri, 67 vjeç; po ashtu, ai ka mashtruar qindra pilotë italianë duke i ftuar të punojnë për të."

Ndërsa, nëse Riformaton, Bollino e konsideron një "trafikant naiv", bashkëpunëtorin e tij shqiptar, Saimir Bajramin, e konsideron si një "figurë disi patetike. Sipas atyre që rrëfen, ai ka ndezur makinën që e kishte të ngarkuar me drogë dhe makina ishte prishur; pastaj ajo ka dalë jashtë rruge; më pas ka provuar ta boshatisë, por policia e ka kapur. Këto figura atë e nxjerrin si supertrafikant. Po pyetja është: kush fshihet mbas tij? Kush e ka furnizuar në Fushë Krujë siç tha, me drogë? Kush ia dha 27 mijë eurot? Kush i ka paguar shpenzimet, vajtje - ardhjet, fjetjen, ushqimin që kanë një kosto?"

Share This Video


Download

  
Report form