A1 Report - Albcontrol: Dezinformim nga njerez që përhapin panik per qellime partiake

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Shërbimi i Lundrimit Ajror i Republikës së Shqipërisë, Albcontrol, në një deklaratë për shtyp ka reaguar lidhur me komentet e bëra dëri më tani për avionin e bllokuar në Divjakë. Sipër këtij shërbimi, "po bëhet dezinformim nga njerëz që përhapin panik për qëllime partiake".
Në reagimin e "Albcontrol" thuhet se ky shërbim nuk jep leje fluturimi, por kryen shërbimin e lundrimit ajror.
"Shërbimi i Lundrimit Ajror i Republikës së Shqipërisë, përmes kësaj deklarate për shtyp kërkon të informojë publikun e gjerë, i cili po dizinformohet në bazë ditore nga njerëz që nuk njohin argumentin specifik të lundrimit ajror, ose përhapin informacion të rremë me synim krijimin e kaosit informativ, për qëllime personale dhe partiake. Albcontrol nuk jep leje fluturimi. Albcontrol kryen shërbimin e lundrimit ajror, ose si në rastet e avionëve VFR (Visual Flight Rules - Avion që Pilotohet me Shikim), shërbimin e informimit të trafikut ajror, në bazë të lejes së fluturimit (clearance), lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil", thuhet në njoftim.
"Albcontrol" bën me dije se ky shërbim ka regjistruar operimet e datës 10 maj, dhe thekson se hapat e ndjekur janë konofrm ligjeve.
"Albcontrol nuk administron shkresa, por të dhëna elektronike që ruhen në sisteme moderne pa kufizim kohor, ndaj sigurojmë këdo, se sistemet tona përmbajnë të dhëna mbi të gjithë avionët që janë pajisur me leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe i është ofruar shërbimi i lundrimit ajror. Në sistemet tona gjenden të regjistruara të gjitha operimet e datës 10 maj, por edhe të të gjithë ditëve, muajve e viteve të mëparshëm.
Albcontrol është agjenci e sigurisë së lartë që funksionon bazuar mbi kodin e aviacionit, Konventen e Cikagos, rregulloret e Eurocontrol dhe mbi të gjitha operon në bazë të dokumentit 4444 të ICAO (International Civil Aviation Organisation), instanca më e lartë rregullatore e aviacionit civil ndërkombëtar.
Kontrollorët e trafikut ajror në Albcontrol, kryejnë me përgjegjësi të lartë detyrën e tyre, të kornizuar plotësisht nga manualet dhe procedurat e operimit, të cilat janë ndjekur me përpikmëri, dhe në rastin e avionit me shenjëthirrje I-GRMP, me leje fluturimi numër 193, lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
Ky avion i përket tipit PA32, fluturon sipas rregullave VFR (Visual Flight Rules), pra jo me instrumente navigacional, por me shikim të lirë, totalisht në përgjegjësinë e pilotit. Kontrollori i trafikut ajror duke përjashtuar zonën mbi aerodromin e Rinasit, ku ofrohet shërbimi i kontrollit navigacional, i ofron vetëm informacionin navigacional fluturimeve VFR, pasi fluturojnë në lartësi më të ulta se juridiksioni ynë.
Deklarojmë me përgjegjshmëri të plotë se të gjitha hapat që janë ndjekur nga kontrollorët e trafikut ajror në Albcontrol, janë konform ligjeve, rregullave dhe procedurave të aviacionit civil në fuqi", thuhet në reagim.

Share This Video


Download

  
Report form