Ndotja e liqenit të Fierzës ka ulur në një tryezë përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Liqeni do të ketë tashmë status të veçantë për ta mbrojtur nga ndotja e për ta kthyer në funksion të zhvillimit të vendit. ndërkaq ka nisur projekti që të mos derdhen në liqen Ujërat e Zeza.
Minstri i Mjedisit Lefter Koka tha se Liqenit të Fierzës do i jepet statusi që i takon me qëllim që ai të mos ketë funksion, vetëm si ujëmbledhës, por edhe si mundësi për zhvillimin e zonës.