Ndotja e Liqenit të Fierzës, katastrofa ekologjike që nuk ndalet prej vitesh

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Kukes- Ndotja masive e sipërfaqes së liqenit të Fierzës, në Kukës nuk është një fenomen që ka ndodhur tani, por vazhdon prej më shumë se dy vitesh.

Kjo situatë e papranueshme rëndohet cdo vit.
Sot, një vit më pas, kjo katastrofë ekologjike është bërë edhe më e rëndë.

Vendorët akuzojnë ministrinë e Mjedisit se duhej të ishte më e angazhuar për të mos lënë situatën që të agravohej.

Nga ana e tyre si pushtet lokal thonë se do të marrin masa për të bërë pastrimin e liqenit. Madje kanë vendosur ngritjen e një Task Force për marrjen e masave.

Të sensibilizuar nga media drejtues të njësive vendore, por edhe biznesit e ushtrisë, sot, u ulën së bashku për të gjetur një zgjidhje imediate, për pastrimin e liqenit në një kohë sa më të shpejtë.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Safet Gjici e konsideroi situatën si të papranueshme duke kërkuar dhe bashkepunim mes shumë aktorëve. Ata kanë rënë dakord për ngritjen e një Task Force.

Share This Video


Download

  
Report form