GJIROKASTËR - Banesat karateritike në qytetin e Gjirokastrës, vazhdojnë të evidentojnë vlera të qënësishme të traditës shqiptare në fushën e ndërtimeve tradicionale. Ka qenë një grup specialistësh të rinj të Trashëgimisë Kulturore nga Shqipëria dhe Ballkani, të cilët së fundi, zbuluan në mjediset e brendshme të banesës së Ficove, dekoracione dhe zbukurime të ndryshme murale.
Të rinjtë vullnetarë shprehen se zbukurime të tilla, janë evidentuar në tavanin dhe muret e njerës prej dhomave të brendshme të shtëpisë
Gjatë ditëve të fundit të rinjtë restauratorë vendas dhe të huaj janë duke punuar edhe për mirëmbajtien e kompleksit të hamamëve të gurta dhe banesës së Babametove.