Tirane- Dhjetë përfaqësues të shoqatës së larguar nga administrata pas ardhjes në pushtet të së majtës, 4 gra dhe 6 burra, kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së urisë.
Grevistët kaluan natën në çadrën e improvizuar para Piramidës, në krahun e majtë të Kryeministrisë dhe janë mbështetur edhe nga deputetë të opozitës.
Ata thonë se kanë hyrë në grevë pasi janë shkarkuar padrejtësisht nga administrata dhe kërkojnë rikthimin e tyre në punë.
Gerti Bogdani, Aldo Bumçi, Keltis Kruja kaluan natën me grevistët. Sipas tyre ata po bëjnë detyrën e policisë, pasi forcat policore nuk i ruajnë grevistët dhe aktualisht pranë çadrave nuk ka prani të unifromave blu.
Ndërkaq ambulanca vijon të qëndrojë e parkuar pranë çadrës së gevistëve, për çdo urgjencë që mund të paraqitet në radhët e tyre.
Në një prononcim direkt nga çadra për Ora News Nertila Qafzezi, kryetare e shoqates së të larguarve nga Administrata tha se ishte tentativa e fundit, pas heshtjes së qeverisë për kërkesat tona. " Kryeministri është tallur me ne. Unë jam nënë fëmije dhe jam për këtë kauzë përballë kryeministrit që është tepër arrogant, nuk na kthen përgjigje."
Grevistët e quajnë kauzën e tyre jo politike dhe deklarojnë se kanë vendimet e gjykatës administrative që ka vendosur rikthimin e tyre nga puna.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/