Protesuesit e opozitës kanë kaluar natën e dymbëdhjetë në çadrën e ngritur përpara kryeministrisë. Pasi festuan ditëlindjen e një vajze, mes muzikës, alkoolit dhe lojërave zbavitëse, një pjesë e mirë e protestuesve dremitën në stolat e vendosur brenda çadrës së ngritur përpara kryeministrisë.Pavarësisht rotacionit të protestuesve, të cilet kalojnë netët me turne në çadër, në natën e 12 lodhja ka filluar të ndihet edhe më tepër.