Në orën 10:30 minuta një grup ish-të përndjekurish politik deklarojnë se do të hyjnë në grevë urie pa afat.
Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara, Fatmir Hoxha gjatë një deklarate për mediat përpara selisë së ish-të përndjekurve politik.
Mendohet se fillimisht do të jenë 10 persona që do t'io bashkohen kësaj greve urie, ndërkohë që Hoxha u shpreh se greva është e hapur dhe për persona të tjerë të marrin pjesë.
Gazetarja e Ora News Manjola Hasa informon se ish të përndjekurit kanë planifikuar të ngrenë çadrën në pedonalen para Parlamentit, por pritet që policia t'i pengojë.
"Aktualisht grupi i ish të përndjekurve ndodhen brenda në oborrin e Institutit të të Përndjekurve Politikë në krah të Parlamentit, ndërkohë që ka prani të forcave të shumta të policisë jashtë, pranë Parlamentit" informon gazetarja jonë në orëb 10:40 minuta.
"Do të instalojmë çadrat, dhe do të bëjmë grevën derisa të marrim përgjigje pozitive për kërkesat tona," tha Hoxha duke lexuar 5 kërkesat që kërkohen të plotësohen.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/