A1 Report - Mat, varrosen te gjalle 23-vjeçarin Akuza:Burg perjete vellezerve Boja

Report TV 2015-08-22

Views 1

MAT -- Burgim të përjetshëm ka kërkuar Prokuroria e Matit për Përparim Bojën dhe Fatjon canin, dy personat që dyshohet se kanë vrarë e më tej kanë groposur me zhavorr të riun Fatjon Barmeta. Organi i akuzës ka kërkuar dhe 25 vjet për Luis (Astrit) Bojën, si bashkautor në këtë krim.

Ngjarja ndodhi më 22 nëntor të vitit 2012 në Klos të rrethit Mat, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miky i tyre Cani kanë goditur me mjete të forta Fatjonin, në atë kohë 23 vjeç, pasi dyshonin se kishte ngacmuar bashkëshorten e Përparim Bojës.

Sipas autopsisë së bërë në atë kohë ndaj të riut, u zbuluan fakte tronditësë, ku rezultoi se Fatjon Barmeta ka vazhduar të jetojë për 48 orë edhe pas groposjes që i kanë bërë nën zhavorr vrasësit e tij.

Seanca e radhës u la më 4 Qershor, ku do të paraqesë konkluzionet pala mbrojtëse.

Share This Video


Download

  
Report form