FIER-Drejtoria e shëndetit dhe higjenës në rrethin e Fierit ka intensifikuar aksionet për evidentimin e lokaleve dhe institucioneve shtetërore që nuk respektojnë ligjin antiduhan.
Ky ligj i hyrë në fuqi prej kohësh nuk po gjen zbatim në terren, kryesisht në bare dhe lokale, por problematike mbetet situata edhe në institucione shtetërore.
Pavarësisht problematikës, drejtoria e shëndetit publik Fier nuk ka ndjenjur duarkryq, teksa janë marrë masa penalizuese karshi subjekteve që nuk respektojnë ligjin.
"Janë kapur edhe shkelje dhe ne kemi qëndruar mjaft korrekt në zbatimin e ligjeve edhe në gjetjen e tavllave të duhanit, qoftë edhe një të vetme brenda në lokal në tavolina ose për mungesën e posterave të duhanit. Tani në këtë vit kemi vendosur 10 gjoba për luftën kundër duhanit, për mosvendosjen e posterave kundër duhanit."
Drejtuesit e shëndetit publik pohojnë se aksionet antiduhan do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.