Stano per "A1 Report": Raporti i KE nuk shtyhet, vleresohen reformat

Report TV 2015-08-22

Views 1

BRUKSEL - Raporti i shteteve anëtare të BE ku do të bëhet përmbledhja e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të plotësuar 5 prioritetet e vëna si kusht për marrjen e statusit, nuk do të shtyhet. Komisioni Evropian që do të vlerësojë ecurinë e reformave dhe punës së bërë në Shqipëri, do të nisë vlerësimin në 4 qershor, kur dhe eurokomisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle do të mbërrijë në Tiranë për tryezën e tretë të nivelit të lartë Shqipëri-BE.

Kjo është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Fyles, Peter Stano, i cili i kontaktuar nga "A1 Report", ka pohuar se ky do të jetë një raport që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Komisionit Evropian, për të bërë përgatitjen e një përmbledhje të përpjekjeve që ka bërë qeveria shqiptare dhe progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformës në gjyqësor.

Pra nuk ka vonesë, as shtyrje, ky raport do t'u shërbejë shteteve anëtare si bazë për diskutimin e tyre në samit (Këshilli Evropian) në fund të këtij muaji, kur është planifikuar edhe vendimi për statusin kandidat.

Vendimi përfundimtar për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë do të merret më 23 Qershor nga samiti i Parlamentit Evropian. Në progres-raportin e tetorit të vitit 2013, Komisioni Evropian vlerësoi me nota pozitive progresin e bërë nga vendi ynë. Në veçanti u vlerësuan zgjedhjet e qershorit si dhe lufta ndaj krimit të organizuar, por u shtua se duhet bërë akoma progres në këtë drejtim.

"Mbajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit, që rezultuan në fitoren e qartë të koalicionit opozitar të drejtuar nga Partia Socialiste, u vlerësua në mënyrë pozitive nga misioni vëzhgues ndërkombëtar. Më pas ish- kryeministri pranoi humbjen, duke hapur rrugën për një ndryshim të qetë të qeverisë. Në përgjithësi, zgjedhjet shënuan progres të prekshëm në lidhje me praktikat e mëparshme, duke plotësuar në këtë mënyrë prioritetet kyçe për mbajtjen e zgjedhjeve" thuhej në raportin e tetorit.

Ndërkohë u evidentua korrupsioni sërish si një problem madhor ku nuk vihej re ndonjë rast hetimi për këtë çështje.

RAPORTUESIT E ASAMBLESE PARLAMENTARE TE KE, NE TIRANE
Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pritet të vijnë në Tiranë në datat 2 dhe 3 qershor për të monitoruar përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë për të merituar statusin kandidat në BE.

Diskutimet do të përqëndrohen kryesisht në pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimet e fundit politike mbi respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë. Kjo e fundit do të diskutohet në sesionin e parë të vjeshtës.

Bashkëraporterët do të takohen në Tiranë me përfaqësuesit më të lartë: Presidentin e Republikës, Kryetarin e Pralamentit, Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë. Ndërkohë, bëhet e ditur deri tani se nuk do të ketë bisedime me kreun e Partisë Demokratike, përfaqsues të autoriteteve gjyqësore, Avokatin e Popullit apo përfaqsues të organizatave ndër...

Share This Video


Download

  
Report form