A1 Report - Fyle: Rekomandojme statusin per Shqiperine, pa kushte, pa rezerva!

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE -- Komisioni Europian konfirmon pa pikë dyshimi, pa kushte dhe pa rezerva, rekomandimin që shtetet anëtare t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Këtë vlerësim e solli në Tiranë komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, i cili ndryshe nga vizitat e tjera në vendin tonë, mori me vete raportin e ri të Komisionit Europian, të cilin e diskutoi me politikën shqiptarë në raundin e tretë të dialogut të Nivelit të Lartë për Integrimin.

Në një konferencë të përbashkët me kryeminsitrin Rama dhe përfaqësuesit e takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në Hotel Sheraton, eurokomisioneri vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në 5 Prioritet kyçe, por apeloi për ndërveprimin mes palëve të bazuar tek konsensusi. Ndërsa në vlerësimin e kryeministrit Rama Raporti përkthehet: Më shumë punë për qeverinë, më shumë realizëm dhe më shumë e përgjegjësi për opozitën

"Jam i inkurajuar nga angazhimi që është treguar nga Shqipëria për përpjekjet për reformë. Angazhimi dhe përpjekjet duhet të intensifikohen përtej vendimit të Qershorit. Klima e vazhdueshme konfrontuese politike e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe mund të pengojë procesin e reformave. Qeveria dhe opozita duhet të ndërveprojnë në mënyrë konstuktive me një qasje e cila të bazohet te konsensusi", tha Fyle.

Edhe për kryeministrin Rama, rekomandimi pa kushte për dhënien e statusit nuk krijon, asnjë dyshim sipas tij se Shqipëria duhet ta marrë statusin.

"Ky progres raport ka një nënvizim shumë të fortë dhe nuk lë shteg për asnjë dyshim apo alibi se pse Shqipëria duhet të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe mbi të gjithë është një rekomandim i pastër, pa asnjë presje pas PO-së. Ne sot ndihemi edhe më shumë të rënduar nga pesha e përgjegjësisë dhe pavarësisht votimit në Dhjetor nga vendet anëtare, përforcimi që i ka bërë komisioni rekomandimit na bën të ndihemi mirë në raport me gjithë shqiptarët sepse puna ka vazhduar pa asnjë lëkundje, pa asnjë mëdyshje, dhe pa asnjë ulje të ritmit të reformave të përpjekjeve të gjithanshme transformuese", u shpreh Rama.

Share This Video


Download

  
Report form