A1 Report - The Sunday Times: Britania do të mbështesë Shqipërinë për statusin

Report TV 2015-08-22

Views 0

Një nga vendet skeptike, Britania e Madhe, do të mbështesë Shqipërinë për statusin e vendit kandidat. Sipas "The Sunday Times", duke iu referuar burimeve zyrtare qeveritare pritet që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.

Kryeministri britanik David Cameron më herët kishte propozuar ndryshim të rregullave të BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve, ku sipas tij punëtorët që vijnë nga shtetet e tjera nëse nuk kanë të ardhurat mesatare të krahasueshme me ato të Evropës perëndimore, atëherë ata nuk mund të hyjnë në Britani. Gazeta shkruan gjithashtu se disa deputetë konservatorë i druhen frikës se mbështetja për statusin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do të sjellë një vërshim të shqiptarëve në Britani.

Britania ishte një nga 5 vendet që në dhjetor 2013 nuk miratoi dhënien e statusit të vendit kandidat, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si Franca dhe Gjermania. Komisioni Europian përmes një progres raporti propozoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë pa kushtëzuar këtë proces me reforma apo veprime që duheshin përmbushur nga Shqipëria.

Votimi për Shqipërinë do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, ndërsa qeveria shqiptare ka nisur një ofensivë diplomatike për të kërkuar mbështetjen për dhënien e statusit. Kryeministri Edi Rama ishte para disa ditësh në Paris, për të lobuar për statusin e vendit kandidat, ndërsa pas takimit me presidentin francez, tha se ishte një takim përtej pritshmërive.

Share This Video


Download

  
Report form