A1 Report - Fier, policia shpon muret e magazines se bananeve, 'A1 Report' siguron pamje

Report TV 2015-08-22

Views 6

FIER- Magazinat e "Rrapo Kompani" në Vajkan, në kilometrin e pestë të autostradës Fier-Lushnjë, kanë rezultuar të pastra.

Një grup oficerësh të antidrogës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shërbime të policisë së Fierit dhe të drejtorisë së përgjithshme të doganave ushtruan një kontroll të imtësishëm në magazinat që kishte porositur ngarkesën e bananeve nga Ekuadori, me anijen ku u gjetën 250 kilogramë kokainë.

Droga me vlerë 12.5 mln euro u sekuestrua nga autoritet doganore malazeze gjatë një kontrolli të ushtruar prej tyre në portin e Barit.

Oficerët e antidrogës kanë shpuar edhe muret e magazinave të kompanisë "Rrapo" në Vajkan, por pa mundur të gjejnë drogë, apo sende të tjera të ndaluara apo kompromentuese.

"A1 Report" ka siguruar fotot e magazinave qendrore të kompanisë.

Në pyetje janë marrë edhe pronarët e kompanisë, të cilët ndodhen në Shqipëri dhe që kanë mohuar për oficerët e antidrogës të kenë lidhje me trafikun e kokainës. Ndërsa janë sekuestruar të gjitha faturat doganore apo dokumentacionet e importeve të kryera nga kompania, si dhe bashkëpunimin e saj me kompanitë ekuadoriane.

Policia ka dyshime edhe për ngarkesën e madhe të bananeve që do të importohej nga kompania "Rrapo", pasi edhe një kontejner që ishte tërhequr prej kësaj kompanie kishte mbetur stok në ambientet e firmës, ku është gjetur dhe kontrolluar.

Policia e Shtetit dhe drejtoria e Qarkut Fier, kanë hapur një hetim për drogën e kaur në Malin e Zi në datën 4 qershor, edhe pse deri mëngjesin e sotëm nuk ka rezultuar asnjë provë e qenësishme për të ngritur dyshimin e arsyeshëm që do të inkriminonte drejtuesit e firmës Rrapo.

Operacioni u konsiderua si tepër i suksesshëm nga drejtori i përgjithshëm të doganave në Malin e Zi, Vladan Jokoviç, i cili u citua nga mediat malazeze se anëtarët e Doganës në Portin e Barit kanë sekuestruar sasinë rekord të kokainës në anijen e porositur nga firmat në Shqipëri

Sipas policisë malazeze, ngarkesa me bananet ishte porositur nga kompania "Rrapo Company".

"A1 REPORT" mësoi se "Rrapo Company" rezulton në qendrën Kombëtare të regjistrimit të Bizneseve dhe sipas të dhënave në QKR ndodhet me seli në qytetin e Fierit dhe me pronarë Dritan dhe Nezike Rrapaj.

Po ashtu mësohet se kompania që kishte shitur bananet nga Ekuadori për në Shqipëri, është "Vimtcoprp".

Share This Video


Download

  
Report form