A1 Report - Tumoret, vrasin 8 mije shqiptare ne vit, Ekonomi:Shpejt 2 qendra kurimi

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Sëmundjet tumorale janë kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin publik edhe në vendin tonë, ku çdo vit marrin 7000-8000 mijë jetë njerëz. Në konferencën e organizuar nga Akademia e Shkencave për sfidat e shëndetësisë në luftë me këtë sëmundje, zv.ministrja, Milva Ekonomi, ka deklaruar se po shikohet mundësia për hapjen e qendrave të kimioterapisë edhe në Shkodër e Durrës.

"Ne po mendojmë që është e rëndësishme të kemi disa pole të reja të kurimit të sëmundjes dhe të mos jetë vetëm Tirana por të kemi një pol pak më të shpërndarë, një pjesë të shkojë drejt Durrësit dhe një pjesë drejt Shkodrës." tha Milva Ekonomi

Shqipëria klasifikohet në hartën e vendeve ku kjo sëmundje do të vazhdojë të rritet, ndërsa dieta ushimore është një ndër faktorët që ndikojnë në kurbën e shtimit të rasteve.

"Po rritet incidence e kësaj sëmundje, po rritet për dy arsye, e para që ne nuk po përmirësojmë dietën tonë ushqimore, nuk po bëmjë kujdes që konsumi i frutave dhe perimeve të jenë pjesë e dietës. Konsumojmë duhan dhe alkol në sasi të konsiderueshme. Ne duhet ta ulim konsumin e duhanit dhe alkolit. Gjithashtu duhet të kemi parasysh edhe diçka tjetër, që popullata e Shqipërisë do të jetë e prekur nga kjo sëmundje sepse dhe në popullatën e Shqipërisë ne kemi një tendencë të rritjes së moshës dhe sot OBSH thotë që kjo sëmundje është gjithashtu sëmundje e moshës së tretë." theksoi Milva Ekonomi

Konferenca e organizuar nga Akademia e Shkencave, ka mbledhur së bashku drejtues të ministrisë së Shëndetësisë, ekspertë të organiztaës Botërore të Shëndetësisë, të Universitetit Mjekësor të Tiranës si dhe specialistë të Shëndetit publik.

Share This Video


Download

  
Report form