A1 Report - Ja anija qe shkarkoi ne Mal te Zi kontenierin me banane e kokaine

Report TV 2015-08-22

Views 7

FIER - A1Report sjell fotot ekskluzive të anijes e cila transportoi 3 kontenierët me banane nga Ekuadori për në Shqipëri, ku në njërin prej tyre u zbulua sasia prej 250 kg kokainë e pastër.

Anija e transportit të mallrave mban emrin JILHAN në pronësi të kompanisë zvicerane MSC dhe qarkullon në dete me flamurin panamez.

Nga dokumentacioni i sekuestruar nga dogana malazese rezulton se bananet ishin porositur nga firma shqiptare "Rrapo Company", kontenierër kishin bërë tranzit në portin e Gioia Tauro në Itali, dhe pastaj në bordin e anijes "Jilhan" kishin mberritur në portin e Tivarit në Mal të Zi ku edhe janë shkarkuar.

Anija pas shkarkimit të kontenierëve ka vazhduar intinerarin e saj drejt Durrësit, ku është ankoruar në port të enjten në orën 05:07 minuta

Pasi ka qëndruar prej 16 orësh në portin e Durrësit, anija është rinisur nga porti për destinacionin e saj ne Gioia Tauro në Itali, mbrëmë në orën 22:30.

Burimet policore thanë për A1Report se Rrapo Company, me seli qendrore në Fier, ka tërhequr dhe importuar në Shqipëri nëpërmjete pikës kufitare të Hanit të Hoti 2 nga 3 kontenierët me banane që vinin nga Ekuadori pas zbarkimit në portin e Tivarit në Malin e Zi

Sipas policisë malezeze kur në 3 Qershor ka mbërritur anija, u shkarkuan 3 kontenierë me banane: dy kanë vazhuar drejt Fierit, i treti është ndaluar për kontroll pasi janë konstatuar dëmtime të vulës doganore.

Pikërisht kjo shenjë në vulën doganre ka ngjallur dyshime tek doganierët të cilët kanë kryer kontroll me skaner të kontenierit ku kanë gjetur fundin e dyfishtë dhe të fshehtë ku ishin vendosur 230 pakot e kokainës. Pjesa tjetër e kontenierit ishte mbushuir me banane.

Pronari i kompanisë Rrapo, ka deklaruar në polici se i vijnë shpesh porosi për import të frutave, siç është në pritje dhe të të tjerave. Transporti ishte marrë përsipër nga një kompani malazeze dhe firma shqiptare nuk kishte përgjegjësi për ngarkesën. Madje prej vitesh ngarkesat me banane që vinin në Shqipëri shkarkoheshin nga anijet në Mal të Zi dhe vazhdonin nga toka drejt Shqipërisë.

Burimet policore thanë se nga kontaktet me autoritet malazeze që destinacioni i fundit i drogës dyshohet të jetë Italia ose Franca, por nuk kanë dhënë detaje sesi do ishte itinerari i këtij trafiku dhe a do kalonte droga nëpërmjet Shqipërisë apo do kalonte nëpër Ballkanin veri-perëndimor.

Magazinat e Rrapo Kompani, në Vajkan në kilometrin e pestë të autostradës Fier-Lushnjë, kanë rezultuar të pastra. Një grup oficerësh të Antidrogës së Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ushtruan një kontroll të imtësishëm në magazinat e kompanisë. Gjatë kontrolleve mësohet të jenë shpuar edhe muret për të parë nëse kishte vënde të fshehta për drogën. Jane sekuestruar të gjitha faturat doganore apo dokumentacionet e importeve të kryera nga kompania.

Policia e Shtetit dhe drejtoria e Qarkut Fier po vazhdon hetimet në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi.

Share This Video


Download

  
Report form