Mbretëresha Elizabeth II ka bërë kalimin e saj të parë zyrtar në karrocën e re shtetërore, ndërsa drejtohej për në parlament ku do të mbajë fjalim e saj të fundit para zgjedhjeve kombëtare vitin tjetër.
Karroca e paguar nga një monarkist Australian e cila ka kushtuar 5 milionë dollarë, është bërë nga elementët e disa prej ndërtesave, anijeve dhe avionëve më të famshëm të Britanisë së Madhe. Jim Frecklington, dizenjuesi dhe përfaqësuesi i Karrocës Mbretërore Diamanti i Jubileut tha se kjo ishte mënyra më e mirë për të përkujtuar kufirin e dy vite më parë.
"Kjo karrocë është ndryshe nga të gjitha karrocat e bëra në histori, pasi kjo përmbledh historinë e gati 1000 vjetëve të kaluara të Britanisë" është shprehur Frecklington një një intervistë. "Unë kam mundur ta realizoj këtë karrocë duke inkorporuar në të objekte nga njerëzit më të rëndësishëm që kanë bërë historinë e asaj çka është sot Britania" është shprehur ai më tej. Këto objekte historike janë përdorur në dizenjimin e brendshëm dhe të jashtëm të karrocës.
Ndërsa shpjegon më tej i ngazëllyer mbi domethënien historike që mbart kjo karrocë Frecklington nuk lë pa përmendur se në të ndodhen artefakte të paçmuara si pjesë nga lufta e Mary Rose, molla e Issac Neëton apo dhe guri i fatit çka e bejnë atë një monument të gjatë të së kaluarës së Britanisë.
Ai specifikon se dhe druri me të cilin është ndërtuar karroca është pjesë nga anijet dhe ndërtesat historike të Anglisë.
Është karroca e dytë mbretërore e krijuar dhe ndërtuar në këto 100 vite nga Frecklington në punishten e tij në Manly, të Sydney-t.
Ai tregon se i është dashur më shumë se një dekadë për të përfunduar këtë objekt të çmuar bashkë me ndihmeën e artizanëve më të mirë. Ideja fillestare ishte të përfundohej si dhuratë për ditëlindjen e 80-të të mbretëreshës por dhe për të mos i humbur botës një traditë kaq të bukur.
Karroca mbretërore e pagëzuar me emrin Diamanti i Jubileut është gati pesë metra e gjysëm i gjatë, peshon mbi tre ton dhe tërhiqet nga gjashtë kuaj. Në të ardhmen mendohet se do të përdoret si një objekt edukativ me programe mësimi të ndërtuara rrotull tij.