Lezhë, tregtarët 48 orë të ngujuar në treg, 4 gra dërgohen në spital

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Lezhe- Tregtarët e Lezhës që kanë kaluar natën e dytë në treg, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe 4 prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës pasi kanë pasur problem shëndetësore. Gjendja e protestuesve është rënduar pasi 100 prej kanë kaluar një tjetër natë në ambientet e tregut si revoltë ndaj mbylljes së tij nga tatimet. Tregtarët protestojnë prej 4 ditësh ndaj vendimit, të cilin nuk e pranojnë, ndërsa shprehen të revoltuar se të hënën do të hyjnë në grevë urie.
Protesta e tregtarëve ka njohur zhvillime përgjatë këtyre 4 ditëve, ku më e fundit ka qenë përgënjeshtrimi i një deklarate të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimëve se është arritur marrëveshja me një përfaqsi të tyre për regjistrimin pranë QKR-së.
Sipas tyre nuk ka patur asnjë përfaqësi të zgjedhur prej tyre që të jetë takuar me përfaqsuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve brenda ambjenteve të Bashkisë, madje kanë shtuar se sjellja e Tatimorëve ishte krejtësisht jo etike dhe mjaft arrogante.
Këtë fakt ata e lidhin edhe me reagimin që patën ndaj drejtoreshës së Tatime Briseida Shehaj, e cila hyri dhe doli nga Bashkia e Lezhës pa kontaktuar me qindra tregtarë që u janë drejtuar protestave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form