Në ora 10:45 Kryetari i Aleancës "Kosova e re", Behgjet Pacolli, ka votuar në shkollën "Shkëndija" në Hajvali. Ai ka deklaruar për mediat se "Se kjo është dita më e bukur që kur ka nisur të votoj në Kosovë". Posaçërisht për "Ora News" ai tha se "Kosova edhe këtë ditë do ta kalojë në mënyrë civilizuese. Ky është një provim i madh për kosovarët që do t'i tregojmë Bashkimit Europian se ne jemi të gatshëm për integrimin. Rinia jonë dëshiron të rrugëtojë lirshëm pa formalitete atje ku dëshiron." I pyetur për pjesëmarrjen e ulët të serbëve në votime, Pacolli tha se "secili qytetar i Kosovës ka shansin sot të votojë dhe të zgjedhë përfaqësuesit e vet. Atje ku dominon vetëdija do venë dhe votojnë por gjithsesi, shteti i Kosovës tashmë "de fakto" ekziston.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/