VMRO - LSDM, përplasje të reja për audio skandalin

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

LSDM-ja ka akuzuar sërish kryeministrin Nikolla Gruevski se përmes mediave të afërta të tij po përpiqet ti ndryshojë faktet rreth aferës për shitjen e Makedonska Bankës.

Përmes një kumtese me shkrim, LSDM-ja thotë se "Gruevski qëndron pas marrëveshjes për shitjen e 'Bankës Maqedonase' me 1.5 milionë euro kesh dhe 900 mijë euro marrë përmes llogarisë bankare. Ai ka fshehur tatimin dhe ka dëmtuar shtetin me 225 mijë euro. Për këtë që themi është bindur tashmë i tërë opinioni vendas nga regjistrimi i bisedës telefonike, për të cilin ka vërtetim të ekspertit kompetent", thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Është përgjigjur VMRO DPMNE-ja, e cila incizimin e prezantuar nga LSDM-ja e quan montazh.

"Ditëve të sotshme zëri i secilit mund të keqpërdoret në maksimum, me incizim dhe montazh. Edhe VMRO DPMNE-ja po të donte të zhvillojë fushatë të tillë, me gënjeshtra dhe manipulime, shumë lehtë mund të kishte bërë hapa të tillë kundrejt kundërshtarit", thuhet në reagimin e partisë së Gruevskit.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka paditur liderin e opozitës Zoran Zaev për shpifje, për shkak të publikimit të audio materialit. Gruevski kërkon nga Zaev 500 mijë euro për shqetësimin moral që i ka shkaktuar publikimi i kësaj afere. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form