Shkollat në Çair, dëftesat me emrat e vjetër

alsatmtv 2015-08-22

Views 8

Katër shkollat fillore në Komunën e Çairit të cilat dy vjet më parë u emërtuan me heronj shqiptar, edhe këtë vit shkollor i shpërndanë dëftesat e nxënësve me emrat e vjetër maqedonas "Nikolla Vapcarov", "Jane Sandanski", "Rajko Zhinzifov" dhe "Cvetan Dimov". Sipas drejtorëve të shkollave, emrat e rinj "Ismail Qemali", "Hasan Prishtina", "Jashar Bej Shkupi" dhe "Imri Elezi" përdoren në komunikimin me komunën, organizata të ndryshme dhe pothuajse të gjitha institucionet, përveç Ministrisë së Arsimit.

"Edhe këtë vit me të vërtet jemi të detyruar dhe zyrtarisht duhet të shkoj emri i vjetër në dëftesa, besojmë dhe shpresojmë se për vitin e ardhshëm apo mund të them prej shtatorit, nuk e presim fundin e vitit, prej shtatorit gjithçka që kemi në shkollë duke filluar prej dokumentacionit edhe gjithçka që mbajmë evidencën besoj se ma edhe do të hasim në mirëkuptim edhe në disponim të vazhdojmë ashtu si kemi ëndërr edhe si veç jemi mësu, ka dy vjet që edhe goja na është mësuar por atë shpresojmë edhe nuk dyshoj", tha Merita Koxhaxhiku, Drejtore e Shkollës Fillore "Imri Lezi".

"Nuk mund ta marrim rrezikun që mos t'i mbajmë emrat e vjetër për atë arsye se ato janë oficial ende a për të ardhmen mundem të ju them që shpresojmë, sikur çdo vjet që kemi shpresu besoj që ka ardhur fundi dhe do të realizohet që shkollat të marrin emrat e rinj të cilët ne i kemi caktuar. Brenda në shkollë, me komunën dhe me të gjithë të tjerët komunikojmë me emrin Ismail Qemali përveç me ministrinë ku patjetër duhet të jetë jetë emri i vjetër përndryshe nuk ka rroga, nuk ka komunikim në mes vete", deklaroi Kadri Agushi, Drejtore e Shkollës Fillore "Ismail Qemali".

Drejtorët e shkollave shpresojnë se me ndryshimet në postet ministrore, dhe veçanërisht me ardhjen e ministrit të ri të arsimit Abdilaqim Ademi, kjo çështje do të zgjidhet përfundimisht. Pas tentimesh të shumta, ALSAT nuk arriti të vihej në kontakt me ministrin e ardhshëm Ademi, për të kuptuar nëse kjo çështje do të jetë detyrë prioritare e tij, me uljen në këtë post. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form