Emërimet në administratë, PD ndryshon objektin, por s'tërhiqet te afati kohor i hetimit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tirane- Partia Demokratike ka bërë disa ndryshime në objektin e komisionit hetimor për emërimet në administratë, por kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka tha se ndryshimet nuk prekin periudhën kohore siç e kërkon maxhoranca.
Kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka dorëzoi sot në Kryesinë e Kuvendit ndryshimet e bëra në objektin e hetimit.
"Që nga ajo ditë deri sot nuk ka pasur asnjë tentativë për të bsieduar por ne me inisiativën tonë dërguam disa rregullime të objektit të komisionit, vërejtje që bëri kreu i grupit të PS-së me ato që pretendonte se ishin shkelje të Kushtetuës, për ne nuk ishin, por megjithatë bëmë disa rregullime për të mos lënë asnjë keqkuptim. Afati i hetimit nuk ka ndryshuar, nuk e tolerojmë, eleminuam disa detaje që shumica i quajti prezumin të pafajësisë. Nuk pranojmë që mazhoranca të përcaktojë objektin e hetimit të Komisionit Hetimor " tha Paloka në një prononcim për median pasi dorëzoi kërkesën në Kryesinë e Kuvendit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form