A1 Report - Emërimet në administratë, PD nuk ndryshon periudhën e hetimit

Report TV 2015-08-22

Views 0

Partia Demokratike nuk ka ndryshuar periudhën e hetimit në kërkesën e tyre të depozituar në Kuvend, për ngritjen e Komisionin Hetimor për emërimet në administratë, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se po bllokon ngritjen e këtij Komisioni.

Kreu i grupit të PD Edi Paloka thotë se deri tani nuk ka patur tentativa nga mazhoranca për marrëveshje me opozitën. "Seancën e kaluar u shty votimi për Komisionin Hetimor për emërimet. Ne kemi dërguar disa rregullime të objektit të Komisionit Hetimor, por nuk kemi ndryshuar vetëm periudhën e hetimit. Mazhoranca s'ka bërë përpjekje për pretendimet e saj, mazhoranca kërkon vetëm të shtyjnë sa munden Komisionin Hetimor.

Qëllimi i tyre nuk është marrëveshja me opozitën. Mazhoranca kërkon të shtyjë Komisionin deri në vendimin për statusin", ka thënë Paloka. Sipas mazhorancës duhet të ndryshojë objekti i hetimit sepse është antikushtetues pasi prezumohet pafajësia e personave që opozita kërkon të hetojë. Gjithashu mazhoranca kërkon që Komisionin Hetimor për emërimet në administratë të hetojë që nga viti 2009.

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD

Unë sot po ju njoftoj që nga ajo ditë kur maxhoranca kërkoi ndryshimin e objektit të hetimit për komsiionin hetimor parlamentar deri sot nuk ka pasur asnjë tentativë nga ana e tyre për të biseduar. Ndërkohë, ne, me iniciativën tonë kemi dërguar sot në kryesinë e parlamentit disa rregullime të objektit të komisionit. Disa nga ato vërejtje që bëri kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me ato që ai pretendonte që janë shkelje të Kushtetutës. Megjithëse për ne nuk ishin të tilla, sërish bëmë disa rregullime, në mënyrë që mos ketë asnjë mundësi për keqinterpretim të objektit të komisionit hetimor. Praktikisht nuk kemi ndryshuar vetëm kohën e hetimit, pra atë që kërkonte mazhoranca ta ndryshonte, duke e shtyrë afatin e periudhës që do hetohej që nga 2009. Këtu me siguri që nuk kemi toleruar pasi nuk ka asgjë antikushtetuese në afatin e kësaj periudhe. Pra nuk mund të thuash që është antikushtetuese të hetosh nga 2013 dhe është kushtetuese të hetosh nga 2009. Që ne të pranojmë që mazhoranca të përcaktojë objektin e hetimit tonë është absurde, është jashtë çdo logjike. Pastaj i ngelet vetëm që mazhoranca të emerojë edhe opozitën, të përcaktojë edhe se kush duhet të jetë në opozitë, pasi ky është hapi i fundit. Kështu që, gjendemi prapë para një situatë të tillë kur kemi një shtyrje të pajustifikuar të ngritjes së komisionit hetimor në kundërshtim me Kushtetutën. E përsëris, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sidomos vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe pa asnjë përpjekje nga mazhoranca gjatë kësaj periudhe, pra nga e enjtja deri më sot, gati një javë, një javë plot për t'u marrë vesh lidhur me pretendimet që ata ngritën.
Mesa duket qëllimi i tyre, e thashë në fakt edhe herën tjetër në parlament, nuk është aspak një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis dy palëve. Qëllimi i tyre është që ta shtyjnë...

Share This Video


Download

  
Report form