Tirane- Ish ministri dhe deputeti socialist, Marko Bello nuk ka marrë një ftesë zyrtare për festimet e përvjetorit të Partisë Socialiste. Nga studio e Ora News për gazetarin Nertil Agalliu, Bello zbuloi se është njoftuar vetëm përmes një telefonate. Përmes një batute, Bello kritikoi Partinë Socialiste për mënyrën e trajtimit të votuesve.
"Brenda Partisë Socialiste ka dy parti, Partia Socialiste dhe Rilindja. Rilindja ka marrë pushtetin ekzekutiv, Partia Socialiste ka ngelur në territor. Në PS ka humbur solidariteti që ka qënë karakteristikë e kësaj partie, një kohezion, gjatë fushatës premtimet kanë qënë pa doganë dhe njerëzit mbajnë shënim dhe thonë mirë që nuk i mbajtën premtimet, por pse nuk vijnë të flasin hapur, siç vinin dikur kur kërkonin votën, kjo, është sëmundje e politikës shqiptare.
Nëqoftëse do ta konsideronim këtë lloj pushteti si një qyp me mjalt, qypi i ngeli socialistes ,mjaltin e mori LSI. LSI është më e vëmendshme ndaj militantëve dhe simpatizantëve, ajo përpiqet t'i punësoj ata sipas premtimeve që që iu ka bërë dhe sipas kontributrit që kanë dhënë. Ndërsa brenda PS ka një arrogancë, të atyre që tashmë janë në krye të Ministrive dhe Dikastereve", tha Bello.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/