Një program për punësimin e të rinjve i mbështetur nga qeveria zvicerane ka sjellë sot disa konkluzione lidhur me disa programe inovatore mediatike.
Pjesë e programit të organizuar nga bashkëpunimi mes ambasadës zvicerane dhe Departamentit të gazetarisë në universitetin e Tiranës ka qenë edhe Shqiptarja.com me suplementin e suksesshëm ?Drejt Punës? i cili vjen çdo të enjte.
Media është një nga promotorët kryesorë të punësimit të të rinjve e kjo ka qenë e dukshme kaherë.
Në kuadër të kësaj ambasada zvicerane në bashkëpunim me Departamentin e gazetarisë në Univeristetin e Tiranës mblodhën së bashku në një tryezë, gazetarë, studentë si dhe ekspertë të medias për të prezantuar disa modele inovative mbi raportimin e medias për tregun e punës.
Projekti i nisur disa muaj më parë nga RisiAlbania u aplikua në tri media mes të cilave edhe Shqiptarja.com duke i dedikuar çdo të enjte një hapësirë të veçantë suplementit drejt punës. Drejtuesja e këtij SUPLEMENTI, Admirina Peçi tha se kjo hapësirë ka shërbyer për të motivuar të rinjtë që ti drejtohen tregut të punës.
Ambasadori zviceran në Shqipëri, Christof Graf tha se sigurimi i një vendi punë është mjaft i vështirë e për këtë është e nevojshme edhe që të ketë një indicie nga media.
Shefi i departamentit të gazetarisë Artan Fuga i pranishëm në këtë tryezë tha se nuk ka ende në tregun shqiptar një media të veçantë pasi janë të gjitha media përgjithësuese.