Bulqizë, situatë alarmante nga uji i ndotur, përzihen ujërat e bardha me të zeza-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 6 mijë banorë të Bulqizes, prej ditesh kane probleme me ujin e pijshëm, tubacioni i të cilit është perzier me ujërat e zeza.
Të shqetësuar banoret thonë se shenjat e ndotjes kanë filluar ti ndiejnë fëmijët, të cilët kanë përfunduar në spital me temperaturë të lartë, e të vjella.
Ata shpjegojnë se paguajnë rregullisht faturat e ujit, ndaj kërkojnë nga Ujësjellësi të riparojë sa më shpejt problemin në tubacion.
Banori: ?Kjo lagje ka 6 mijë frymë ëhstë gjynah, njerëzit rrinë me bidona, me shishe. Është për turp, edhe unë që jam 70 vjeç kam shqetësime?.
Banorja: ?2-3 javë, kjo gjë nuk mund të ndodhë se.. Kemi pasur probleme me fëmijët?.
Prezenca bakteriale e ujit të pijshëm pranohet dhe nga DSHP, që ka shtuar dozën e klorit?.
?Vazhdojmë analizat në bashkëpunim me punimet që po bën Ujësjellësi për të bërë eleminimin e pikës së kontaminimit të ujit në rrjet?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bulqize-situate-alarmante-nga-uji-i-ndotur-perzihen-ujerat-e-bardha-me-te-zeza/

Share This Video


Download

  
Report form