Pak kohë më parë Bashkia e Lezhës deklaroi se ka përfunduar impianti që trajton ujrat e zeza të qytetit, por pamja që të ofron kanali i Fildës në pjesën jugore të qytetit dëshmon të kundërtën.
Në gjithë gjatësinë e këtij kanali hidhen mbeturina nga vetë qytetarët, ndërkohë që situata më e rëndë është pranë vendit të qujtur ?Ura e Cenit?, në afërsi të tregut të qytetit.
Aty pranë kalon dhe tubacioni i ujit të pijshëm i cili është i çarë në disa vende e kjo bën që ujerat e zeza të përzihen me ato të bardhat, duke u kthyer një rrezik serioz për shëndetin e qytetareve.
Bashkia Lezhë pranon problematikën e krijuar, duke thënë se fillimisht janë hequr kioskat që ndodheshin aty pranë për të vijuar më pas dhe me pastrimin e mbetjeve. Duke ju referuar fakti se ndotësit më të mëdhenj të këtij kanali janë vetë tregtarët, Bashkia i paralajmëron këta të fundit se do të përballen me masa ndëshkimore nëse do vijojnë të hedhin mbetje.