Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Angela Merkel është sot gruaja më e fuqishme në botë, dhe konsiderohet si liderja defakto e Bashkimit Europian. Karriera e saj politike nisi në moshën 36 vjeçare dhe gjatë këtyre viteve ajo ka thyer disa rekorde politike duke u bërë gruaja e parë Kancelare, gruaja e parë kryetare partie, por edhe gruaja e parë me pushtet dhe ndikim kaq të madh në botë.
Angela Merkel, gruaja e hekurt e Europës, koniderohet sot si liderja defakto e Bashkimit Europian. Në 2013 ajo u klasifikua si personaliteti i dytë më i fuqishëm në botë nga revista ?Forbes? dhe sot mbetet në 5 vendet e para të këtij klasifikimi.
Ndërkaq në maj të 2015, revista ?Forbes? e renditi për të shtatin vit me radhë si gruan më të fuqishme në botë.
Kontaktet e para me politikën Merkel i pati në moshën 36-vjeçare, kur u bë pjesë e lëvizjes demokratike të vitit 1989 dhe pas rënies së murit të Berlinit mbuloi rolin e zëdhënëses së qeverisë së Gjermanisë lindore.
Më bashkimin e Gjermanisë ajo nisi jetën parlamentare dhe mbajti disa poste të rëndësishme në qeverinë e Helmut Kohlit.
Me kalimin e viteve ajo i forcoi pozitat në Unionin Kristian Demokrat derisa në vitin 2000 u zgjodh si kryetare e saj.
Në 2005, Angela Merkel u zgjodh Kancelarja e parë grua e Republikës së Gjermanisë dhe është drejtuesja më jetëgjatë e një qeverie në mesin e vendeve të BE-së.
Merkel tashmë ka krijuar figurën e një lideri pragamatik dhe me këmbe në tokë, duke u konsideruar edhe si ?Nëna e Kombit?. Ajo është shnëdrruar në emblemën e shtrëngimit fiskal, duke imponuar mbikqyrjen e ashpër të BE për ti dhënë zgjidhje borxheve të vazhdueshme të Europës Jugore.
Merkel nxiti krijimin e Unionit Bankar Europian, një transferim të pushtetit mbikqyrës në Bankën Qendrore Europiane dhe Komisionin Europian.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/bota/kancelarja-gjermane-gruaja-me-e-fuqishme-ne-bote-konsiderohet-si-liderja-e-be/