Propozimi i ministrisë së ekonomisë për krijimin e autoritetit të monitorimit të tregut dhe metrologjisë është quajtur nga opozita si një propozim për sigurimin e vendeve të punës për militantët e qeverisë. Kështu e ka quajtur propozimin deputeti i djathtë Genc Ruli në komisionin e veprimtarisë prodhuese ku edhe u diskutua ky propozim
?I mban mend që kur ka filluar reforma e inspektimit, metrologjia donte të ishte perandori më vete shkencore. Na qenka dhe autoritet shkencor. Flasim realisht me këmbë në tokë tani se janë fusha që i njohim. Ne po jemi plotësisht me shpirt që kjo reformë, shumë e rëndësishme për tregun të bëhet siç duam. Fillon me hile të vogla se i teket Ben Ahmetaj dy herë. E bëri me hidrokarbuket, e bëri me metrologjinë, qëndroni një cikë me këmbë në tokë. Ja intrigat e nëpunësve të vegjël që kanë nga 40 vjet në ato institucione dhe që s?duan t'i ndryshojnë e të modernizohen institucionet.?- tha Ruli.
Ndërkohë kreu i komisionit por edhe anëtarë të tjerë e quajtën sit ë paqartë këtë propozim të ministrisë teksa pritën përgjigjen e zv/ministrit Ervin Mete.
Ky i fundit u shpreh se propozimi është për krijimin e një autoriteti të ri i cili do të ngrihet për ti ofruar më shumë lehtësi bizneseve.
?Do të ngremë inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut dhe tani le të imagjinojmë si tre pjesë funksione shkencore, funksione inspektuese dhe një funksioni inspektues të tretë më të gjerë sesa kaq. Këto të treja së bashku nga ana organizative do të gjuhen autoriteti i mbikëqyrjes së tregut.?- u shpreh zv/ministrit Ervin Mete.
Në fund të mbledhjes komisioni i veprimtarisë prodhuese propozoi që të dëgjohen edhe palët e treta, pra biznesi dhe për këtë shkak nuk e miratoi propozimin e ministrisë së ekonomisë për të cilin deputeti Ruli u shpreh se është rasti i dytë i një propozimi të paqartë. - See more at: http://shqiptarja.com/ekonomi/2733/krijimi-i-amt-ruli-n--komision-k-shtu-pun-soni-militant-t-tuaj-304606.html#sthash.6oxV2hkI.dpuf