TIRANË - Një 25-vjeçar me shtetësi gjermane, është vetëhedhur nga vinçi i një pallati në ndërtim pranë Parlamentit nga një distancë prej rreth 8 katesh lartësi dhe si pasojë e impaktit ka ndërruar jetë me njëherë.
Burime nga policia e Tiranës kanë konfirmuar për A1 Report se personi që u vetëhodh sot nga vinçi është shtetasi gjerman Dimo Dralle.
Nga të njëjtat burime policore raportohet se 25-vjeçari dyshohet të ketë pasur probleme mendore
Aktualisht policia ka kontaktuar nënën e të ndjerit me të cilën ai jetonte në Shqipëri, për të verifikuar edhe rrethanat që e shtynë të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Policia ka shoqëruar në komisariat edhe rojen e objektit për të marrë edhe dëshminë e tij për rrethanat e ngajrjes dhe për të sqaruar si ka mundësi që viktima ka hipur në vinç.
Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje sapo janë njoftuar për një person që kërcënonte të hidhej,por nuk kanë arritur dot që të negociojnë me të ndjerin.
Ora 21:47 Viktima shteasi gjerman Dimo Dralle, 25 vjeç
Burime nga policia e Tiranës kanë konfirmuar për A1 Report se personi që u vetëhodh sot nga vinçi është shtetasi gjerman Dimo Dralle.
Ora 21:20 Viktima gjerman, jetonte në Shqipëri me nënën
Policia ka mundur të identifikojë edhe personin e vetëhedhur duke konfirmuar se është me shtetësi gjermane. Policia nuk ka bërë ende të ditur emrin e 26-vjeçarit, por raporton se ai dyshohet të ketë pasur probleme mendore.
Aktualisht policia ka kontaktuar nënën e të ndjerit me të cilën ai jetonte në Shqipëri, për të verifikuar edhe rrethanat që e shtynë të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Ora 20:37 Viktima dyshohet i huaj, policia gjen disa dokumente
Sipas dëshmive të dhëna nga personat që kanë qenë të parët në vendngjarje dyshohet se personi i cili është vetëhdhur është rreth 25 vjeç dhe dyshohet se është i huaj pasi momentet para se tpë hidhej ka folur në gjuhën angleze.
Ndërkohë mësohet se policia ka gjetur disa dokumente të lëna mbi vinç duke nisur edhe verifikimet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/hidhet-nga-vin-i-gjermani-vet-vritet-n--qend-r-t--tiran-s-304637.html#sthash.XK5qCm43.dpuf