A1 Report - Hidhet nga vinçi, gjermani vetëvritet në qendër të Tiranës

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANË - Një 25-vjeçar me shtetësi gjermane, është vetëhedhur nga vinçi i një pallati në ndërtim pranë Parlamentit nga një distancë prej rreth 8 katesh lartësi dhe si pasojë e impaktit ka ndërruar jetë me njëherë.

Burime nga policia e Tiranës kanë konfirmuar për A1 Report se personi që u vetëhodh sot nga vinçi është shtetasi gjerman Dimo Dralle.

Nga të njëjtat burime policore raportohet se 25-vjeçari dyshohet të ketë pasur probleme mendore

Aktualisht policia ka kontaktuar nënën e të ndjerit me të cilën ai jetonte në Shqipëri, për të verifikuar edhe rrethanat që e shtynë të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Policia ka shoqëruar në komisariat edhe rojen e objektit për të marrë edhe dëshminë e tij për rrethanat e ngajrjes dhe për të sqaruar si ka mundësi që viktima ka hipur në vinç.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje sapo janë njoftuar për një person që kërcënonte të hidhej,por nuk kanë arritur dot që të negociojnë me të ndjerin. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/hidhet-nga-vin-i-gjermani-vet-vritet-n--qend-r-t--tiran-s-304637.html#sthash.0FG1PCIX.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form