A1 Report - Samiti i Vjenës, Rama në Kosovë për koordinim me Isa Mustafën

Report TV 2015-08-22

Views 2

PRISHTINË - Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Prishtinë, ku u takua me drejtuesit e lartë të shtetit të Kosovës. Pas mbërritjes në aeroportin e Prishtinës në orën 11:00 të paradites, shefi i qeverisë ka filluar takimin me homologun kosovar Isa Mustafa dhe zv-kryeministrin Hashim Thaçi.

Qëllimi i vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë dhe takimi me krerët më të lartë të shtetit zyrtarisht nuk bëhet i ditur.

Por në një postim në rrjetin social ?Twitter?, drejtori i zyrës së komunikimit në kryeministri Endri Fuga thotë se arsyeja ka lidhje me koordinimin e projekteve dhe qëndrimeve të dy shteteve në prag të samitit të Vjenës dhe zhvillimet në rajon.

Ndërkohë Vizita e Ramës në Kosovë bëhet pak ditë pasi kancelarja gjermane vizitoi Shqipërinë dhe mësohet se ajo kishte për qëllim dhënien e një mesazhi që Merkel kishte për politikën kosovare.

Pas takimit zyrtar dy kryeministrat Rama dhe Mustafa, së bashku me delegacionet kanë vijuar me një drekë pune. Megjithë insistimin e mediave të dy kryeministrat nuk janë prononcuar për mediat.

Share This Video


Download

  
Report form