A1 Report - Kryeministri Rama pas Vjenës: Ja projektet tona me Ballkanin

Report TV 2015-08-31

Views 1

Kryeministri Edi Rama në konferencën e parë për këtë sezon të ri politik, ka bërë një bilanc të marrëveshjeve të arritura në samitin e Vjenës. Duke i cilësuar si përfitime të rëndësishme në aspektin politik dhe ekonomik. Ndërsa është rënë dakort edhe për rrugën Nish-Prishtinë-Tiranë, që do të quhet Rruga e Paqes dhe korridori Kaltër që fillon në Kroaci kalon në mal të Zi , Shqipëri dhe përfundon në Greqi. Rama u shpreh se do të jenë edhe 5 projekte energjetike që përfitohen me financimet Europiane .

?5 projekte te rëndësishme ne fushën e ndërlidhjes energjetike, kemi marrë financim për interkonjeksionin me Maqedoninë. Apo edhe me Kosovën, do të fuqizojë kapacitet e Shqipërisë për të patur rol të rëndësishëm në tregun energjetik.?-tha Rama.

Gjithashtu ai riparalajmëroi edhe nisjën e aksionit kundër informalitetit ndaj bizneseve, si më i rëndësishmi i mandatit, por pa lënë mënjanë reformën në drejtësi operacioni për ujin dhe paketa e re në mbështetje të fermerëve për fermerët.

Pas reformës në drejtësi kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare do të kërkojë celjen e negociatave, pasi kjo është një nga kërkesat e fundit për këtë fazë.

Kreu mazhorancës u ndal edhe njëherë të çmimi i naftës, duke theksuar se Shqipëria nuk ka çmimin më të lartë në rajon, por është taksa e qarkullimit që e bën të duket e tillë.

Kisha, Rama: Një veprim për të respektuar historinë tonë
Kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas samitit të Vjenës i pyetur për prishjen Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, sqaroi arsyet e ndërhyrjes duke i mohuar aludimet se në atë vend do të ndërtohet një objekt kishtar Katolik. Ai u shpreh se do të ndërojnë një shëmbëlltyrë të Kishës së vjetër duke e rikthyer në një vend ku do të ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall.

?Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë ai ishte garazh. Ne nuk do ndërtojmë aty një kishë por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do ta bëjmë hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha. Atë do bëjmë me dije. Sa i përket kishës nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë.por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem?Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush.. Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira, ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë. Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë?,­ tha Rama.

Rama:Me Vuçiç firmosim projekt bashkëpunimi para ndeshjes
Kryeministri Rama ndërsa ka fol...

Share This Video


Download

  
Report form