A1 Report - Inaugurimi i fundit i Bashës: Veliaj të ndjekë shembullin tim

Report TV 2015-08-22

Views 7

TIRANË- Në ditët e fundit të qeverisjes së tij në krye të bashkisë së Tiranës kreu Basha duket se po përpiqet të tregojë se qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë duke u thënë se bashkia po punon dhe do të punojë pa ndërpreje deri në ditët e fundit.

Kreu i PD-së Basha inaguroi sot rikonstruksionin e çerdhes numër 29 në njësinë 3 të kryeqytetit duke theksua se ky investim do tu vijë në ndihmë rreth 150 të vegjëlve.

?Kopshti nr.29 është një investim i standardeve europiane që do u shërbejë 150 vogëlushëve të kësaj lagjeje. Kjo mbetet për mua pjesa më e bukur e punës, inaugurimi i përfundimit të kopshteve dhe cerdheve, sepse shohim me sytë tanë se si puna e bërë u shërben drejtpërdrejt qytetarëve më të rinj të Tiranës, vogëlushëve të Tiranës të cilët në këtë kopsht, sikundër në dhjetëra të tillë të rikonstruktuar apo ndërtuar nga fillimi në këto 4 vite, kanë kushte europiane sa u përket ambienteve, kuzhinës, shërbimit, ngrohjes, lojërave etj. Kjo reflektohet natyrisht drejtpërdrejt edhe në nivelin e kënaqësisë, lumturisë që ata kanë gjatë shërbimit në kopsht por natyrisht edhe të prindërve të tyre? - u shpreh Basha.

Në katër vite kanë përfunduar dhe janë në proces 64 objekte, përkundrejt 51 objekteve të investuara gjatë harkut kohor 2004-2011 tha kreu i PD-së Basha

?Në këto 4 vite, Bashkia e Tiranës në programin e arsimit parauniversitar, pra kopshteve e çerdheve por edhe në programin e shkollave të mesme e 9-vjeçare ia ka dalë të përfundojë investimin në mbi 30 objekte, ndërkohë që 13 të tjera janë drejt përfundimit, 8 objekte të tjera janë në prokurim, 13 objekte janë të projektuara dhe gati për t?u investuar. Pra, në total 64 objekte në 4 vite, nga të cilat më shumë se 41 kanë përfunduar apo do të përfundojnë në muajt e ardhshëm dhe pjesa tjetër është bërë gati për t?u përfunduar në një periudhë kohore 12 ? 18 mujore. Nevojat e qytetit të Tiranës janë shumë më të mëdha se kaq por po të kemi parasysh se në periudhën 2004-2011, numri total i investimeve kapi 51 objekte, uroj që dyfishimi i investimeve në këto 4 vite të shërbejë si një standard për t?u ndjekur dhe çuar më tej. Të paktën këtu, shpresoj që modeli Basha të ndiqet dhe jo modeli i mëparshëm, sepse modeli i mëparshëm do të thotë t?i reduktonim në gjysmë për gjysmë investimet në këtë fushë? - theksoi ai

Basha ka theksuar se do të vazhdojë punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës, deri në ditën e fundit kur përgjegjësia do t?u kalojë drejtuesve të rinj.

?Ne do të vijojmë punën pa ndërprerë dhe unë do të jem në krye të punës deri në ditën e fundit, sepse qytetarët e Tiranës meritojnë e do të kenë një bashki funksionale, pa asnjë ditë pushim, të paktën deri në momentin e tranzicionit ku përgjegjësia natyrisht do të mbartet tek drejtuesit e rinj? - deklaroi zoti Basha.

Share This Video


Download

  
Report form