A1 Report - A1 Report zbardh draftin e plotë Drejtësia që synon maxhoranca

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Reforma në gjyqësor pritet të prekë të gjitha institucionet e drejtësisë sidomos rolin e Presidentit , Prokurorit si dhe përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në draftin prej 50 faqesh që ekspertët dorëzuan në tryezën e komisionit të reformës në drejtësi sugjerohet rishikimi i formulës së zgjedhjes së presidentit. Objektivi i parë i strategjisë së reformës në drejtësi është pikërisht ruajtja e ekuilibrave që rrjedhin nga roli i presidentit si dhe garantimi i bashkëpunimit me institucionet kushtetuese .

?Presidenti ka një rol mjaft të rëndësishëm ekuilibrues në sistemin e drejtësisë. Kryerja me sukses e këtij roli duhet të garantohet nga përgjegjësitë që Kushtetuta i jep Presidentit në raport me sistemin e drejtësisë, mënyra e zgjedhjes së tij dhe instrumentet që mundësojnë bashkëpunimin midis Presidentit dhe institucioneve të tjera kushtetuese?.

Riorganizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është një tjetër pikë e draftit që është trajtuar edhe nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Sipas tyre presidentit dhe ministri nuk duhet të jenë më pjesë e KLD-së. Kjo zgjidhje pasi presidenti ne rolin e kreut të KLD dhe ministri i Drejtësisë në këtë këshill kanë pasur prej kohësh konflikte duke e futur hera herës në ngërç këtë institucion. Për rrjedhojë forma më e mirë e KLD do të jetë vetëqeverisja dhe kreu i tij të zgjidhet nga vet anëtarët.

Share This Video


Download

  
Report form