A1 Report - Drejtori dhe infermierja "keç" në spital, donte t'i zinte vendin

Report TV 2015-08-22

Views 2

MIRDITËS - Drejtori i qendrës shëndetësore në Fan të Mirditës dhe infermierja e urgjencës janë ?kujdesur? që veç mjekimit, t?i japin banorëve të kësaj zone edhe një skenë ?keçi?. Ata janë zënë me njëri-tjetrin me grushte dhe sende të tjera rrethanore që kanë pasur pranë. Sipas burimeve per A1 Report sherrin e ka nisur infermierja pasi donte te zinte vendin e drejtorit ne kete spital.

Ngjarja ndodhi këtë të enjte në ambientet e Qendrës Shëndetësore, ku drejtori me Gjon Ndreka u zu me infermieren me Mira Prenga për një konflikt gjatë punës. Ka qene infermierja e cila ka qelluar me shpulle dhe drejtori i eshte kthyer me gushte. Sipas policisë ata kanë marrë dëmtime si pasojë e goditjeve që i kanë dhënë njëri-tjetrit dhe kane perfunduar ne spital.

Policia e Rrëshenit e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.

Share This Video


Download

  
Report form