TIRANE- Ndërron jetë në një spital privat në Tiranë, biznesmeni i ndërtimit Xhemal Çela ndaj të cili u bë një atentat me një sasi eksplozivi që shpërtheu në makinën e tij në mënyrë të telekomanduar. Ndërkaq që ngjarja është ende pa autor edhe pse janë duke u bërë hetime të shumta në lidhje me ngjarjen. Mjekët kanë bërë të ditur se Çela vdiq rreth orës 14:10 minuta.
Çela ishte duke lëvizuar me makinën e tij në zonën e Plepave në Durrës kur ndodhi dhe shpërthimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë. Ndërkaq, kur 45-vjeçari gjatë 24 orëve të fundit ishte në gjendje kome.
Çela ka qenë vetëm në makinë, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në automjetin automjeti tip Citroen C4 me targa AA759EY. Pas shpërthimit makina ka ecur për disa metra edhe pse ishte në flakë.
Sipas policisë së Durrësit, të paktën 300 gramë tritol ishin vënë në gomën e makinës së 45-vjeçari Çela dhe shpërtheu teksa automjeti ishte në ecje.
Deri tani, policia ka shoqëruar dhjetëra persona, por ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për ngjarjen. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja ndaj bisnesmenit të ndëtimit ka motiv kryesor përplasjet e shumta në lidhje me pronësinë e trojeve, ku ai ndërtonte pallatet.
Uniformat blu janë duke vijuar hetimet në mënyrë intensive për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
HETIMET E POLICISE, BIZNESMENI ISHTE NE GJENDJE KOME
Të paktën 300 gramë tritol i ishin vënë makinës së ndërtuesit durrsak, një orë e gjysmë para mesditës së djeshme, teksa mjeti ishte në ecje. 45-vjeçari Xhemal Çela mundi të dilte nga makina dhe për kurim më të specializuar u soll në një spital privat në Tiranë. Sipas burimeve nga ky spital, gjendja e tij shëndetësore, e biznesmenit ishte e rëndë, pasi ai ndodhej në koma.
Të pyetur nga gazeta, familjarët nuk pranuan të jepnin ndonjë version të ngjarjes, pasi i'a kishin lënë në dorë policisë ta hetonte. Pikërisht kjo e fundit thotë se konfliktet e pronësisë të pallatave që ndërtonte 45-vjeçari, janë pistat e para që po verifikohen.
SHPERTHIMI NE MAKINE ME EKSPLOZIV ME TELEKOMANDE
Makina shpërtheu në aksin rrugor që lidh Zonën e Plepave me Durrësin pranë rezicendës qeveritare, rreth orës 10:30. Çela ka qenë vetëm në makinë kur ka ndodhur shpërthimi. "Automjeti tip Citroen C4 me targa AA759EY ka ecur për disa metra duke lëvizur në flakë"- raporton Artur Korriku, korrespondenti i televizionit "A1 Report", në Durrës.
Pas shpërthimit makina është djegur tërësisht. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina dhe kalimtarët e kanë ndihmuar për ta dërguar në spital.
Në Durrës kanë shkuar nga Tirana edhe njësi speciale si ato xheniere, që do të analizojnë ngjarjen dhe provat e gjetura. Paraprakisht mësohet se të paktën 300 gramë ka qenë sasia e tritolit të vendosur në Citroenin e Çelës, sipër gomës, teksa mekanizmi është i njëjtë:Autorët i kanë rënë ziles së telefonit që ishte lidhur me tritolin dhe mjeti ka shpërthyer, me skemën klasike të minës me telekomandë, ose siç njihet...