Pakujdesia e banorëve apo nevoja për të hapur toka të reja ka sjellë rënien e zjarreve në Gostil të Kukësit duke shkrumbuar disa parcela, pjesa më e madhe e të cilave ishin të mbjella.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Banorët e zonës thonë se zjarri ka përparuar shumë shpejt duke u favorizuar nga erërat e fuqishme dhe se dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.
Zjarret më së shumti janë shfaqur në zonën e Malziut dhe Kalimashit. Raste të rënies së zjarrit ka pasur edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, por edhe në kurorën e gjelbër të qytetit të Kukësit. Për këtë, specialistët i kanë bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë gjithë kohës së verës.