Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit Luan Hoxha për vjedhjen e një motorri.
Ai dyshohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, në lagjen "Ujë i ftohtë" ka vjedhur një motor tip HONDA, pa targë, në pronësi të: 46-vjeçarit Ç.V dhe është larguar menjëherë në drejtim të aksit rrugor "Ujë i ftohtë - Skelë".
Shërbimet e Policisë i'u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në flagrancë në rotonton e Skelës, afër QTU-së së qytetit të Vlorës.
Gjatë veprimeve proceduriale dhe kërkimeve rreth këtij personi, u konstatua që shtetasi i mësipërm, Luan Hoxha, më datë 15.01.2015, është kthyer deportiv nga Gjermania, pasi ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale në shtetin Gjerman, si dhe ka marrë Ekspuls - ku për 5-vite me radhë nuk i lejohet të lëvizë në zonën "Schengen".