A1 Report - Ndërprerja e energjisë s’kursen as Shëngjinin, pushuesit:Nuk tolerohet

Report TV 2015-08-22

Views 0

LEZHË - Prej ditësh Shëngjini përballet me mungesën e energjisë elektrike e për pasojë edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

Ndërprerjet e energjisë kanë qenë thuajse çdo ditë me orë të tëra, duke dëmtuar ndjeshëm sezonin turistik.

Për pushuesit në Shëngjin, kjo situatë e dëmton turizmin në këtë zonë, ndërsa kërkojnë që të gjenden zgjidhje dhe situata të tilla të mos përsëriten.

Ndërprerjet e energjisë elektrike në Shëngjin i ka pranuar edhe Drejtori i OSHEE-së Gjergj Malshi.

Problemet me mungesën e energjisë elektrike u kthyen në makthin e pushuesve në bregdetin e Shëngjinit këtë sezon veror, duke bërë që shumë prej tyre ta braktisin këtë plazh.

Share This Video


Download

  
Report form