Shëngjin, Ndërhyhet në rrugën e Kunes, ishte e amortizuar - Ora News - Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-08-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dëmtimi prej numrit të madh të makinave që qarkullojnë në të, por dhe reshjet e ditëve të fundit, kanë sjellë domosdoshmërinë e ndërhyrjes për të sistemuar rrugën e Kunës në Shëngjin. Ky aks përdoret nga pushuesit për të shmangur trafikun që krijohej në hyrje të Shëngjinit.
Kjo ishte hyrja kryesore për në bregdetin e Kunës në Shëngiin. Automjetet por edhe pushuesit ishin të detyruar të kalonin nëpër këtë segment rrugor, që nga reshjet e ditëve të fundit u dëmtua edhe më shumë.
Kjo solli nevojen e ndërhyrjes emergjente për mbylljen e gropave me çakull deri në përfundim të sezonit, nga Administratori i shëngjinit Tonin Uldedaj, i cili ishte vet në terren për të inspektuar punën.
?Kjo është një nga segmentet më problematike që kemi pasur gjatë verës. Përveçse kjo rrugë ka qënë e pashtruar, është edhe shumë e ngushtë?
Disa nga banorët janë shprehur se ndertimi i kësaj rruge i ndihmon shumë dhe e cilësojnë atë si arterien kryesore të hyrjes në plazhin e Kunës. Për ta ky segment rrugor ka qënë problem gjatë gjithë sezonit e verës.
Ky aks është përdorur gjatë gjithë verës nga pushuesit që i drejtohen bregdetit të Kunës për të shmangur trafikun që krijohej në hyrje të Shëngjinit.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nderhyhet-ne-rrugen-e-kunes-ishte-e-amortizuar/

Share This Video


Download

  
Report form