Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Turistët që këtë verë do zgjedhin të pushojnë në bregdetin e Shëngjinit, nuk do të vuajnë më problemet me trafikun.Me fonde të bashkisë, njësia administrative e Shëngjinit, ka nisur punimet për sistemimin e rrugës Knallë-Kune, që pritet të jetë gati brenda 10 ditëve. Kjo rrugë do të evitojë trafikun kilometrik në ditët e nxehta të sezonit.
Kjo ishte rruga drejt bregdetit të Kunes në Shëngjin, lëvizej vetëm me një korsi dhe në një rrugë me gropa.
Tashmë situata ka marrë zgjidhje dhe udhëtimi drejt zonës turistike nuk do të jetë më një gangrenë për pushuesit. Me një fond 7 milion lekë të akorduar nga Bashkia e Lezhës, ka nisur ndërhyrja për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës së Knallës e cila të çon drejt plazhit të Shëngjinit. Kreu i kësaj Njësie Administrative Tonin Uldedaj shpjegoi se rruga e re me trotuare dhe ndriçim do të jetë gati brenda 10 ditëve.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-kunes-bashkia-sistemon-segmentin-e-ri-per-ne-plazh/