A1 Report - Kisha, Rama: Një veprim për të respektuar historinë tonë

Report TV 2015-08-31

Views 1

Kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas samitit të Vjenës i pyetur për prishjen Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, sqaroi arsyet e ndërhyrjes duke i mohuar aludimet se në atë vend do të ndërtohet një objekt kishtar Katolik. Ai u shpreh se do të ndërojnë një shëmbëlltyrë të Kishës së vjetër duke e rikthyer në një vend ku do të ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall.

?Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë ai ishte garazh. Ne nuk do ndërtojmë aty një kishë por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do ta bëjmë hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha. Atë do bëjmë me dije. Sa i përket kishës nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë.por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem?Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush.. Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira, ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë. Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë?,­ tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form